“Passati i vdekjes”, 3 preshevaret denohen me 14.5 vjet burg
Gjykata e lartë në Nish ka shqiptuar denimin me burg prej 14 vjet e gjysmë për tre kontrabandistët të cilët kanë përmbys veturën duke transportuar migrantët. Në aksident kishin vdekur 4 persona.
Nevzad Mehmedi nga Presheva i cili është denuar me 11 vjet burg në momentin e fatkeqësisë ka drejtuar veturën “Passat” me të cilën ka transportuar 17 migrant nga Siria, Iraku dhe Afganistani, percjell presheva.com.
Atij për shkak të veprës së rëndë kundër sigurisë në trafik publik u denua me 8 vite, për shkak të mos dhënies ndihmë të lënduarve 2 vite, për falsifikim të dokumentave 6 muaj, për kalim ilegal të kufirit dhe trafikim të njerëzve gjithashtu 2 vite dhe iu është caktuar denimi i përgjithshëm prej 11 viteve.
Sipas aktakuzës së prokurorit publik në Nish i cili në gjyq ka dëshmuar se në natën ndërmjet 28 dhe 29 dhjetorit të vitit të kaluar në veturën “Passat” me targa të falsifikuara të Maqedonisë ka transportuar 17 migrant në mënyrë që tu transportoj deri tek kufiri hungarez.
Mirëpo, në rrugën ndërmjet Nishiot dhe Aleksincit, afër Drazhevcit, Mehmedi gjatë bisedave me telefon me ndihmësit e tij që e kanë njoftuar rreth lëvizjes së policisë, dhe në thirjet “Policia, Policia” ka humbur kontrollin në timon dhe ka shkaktuar dalje nga rruga dhe rrokullisje të veturës, raporton presheva.com.
Me këtë rast, nga lëndimet në vend kanë pësuar vdekje dy migrant ndërsa një fëmijë ka ndërruar jetë ditën e nesërme. 9 migrant, 6 prej tyre fëmijë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë hospitalizuar në klinikën e Nishit ndërsa 5 prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta.
Pas aksidentit, Mehmedi i ka lënë të lënduarit duke mos i ndihmuar dhe më tej aj gjendet në arrati dhe u denua në mungesë.
Gjykata e lartë në Nish i ka denuar edhe ndihmësit e Mehmedit, Nevzadi është denuar me 2 vite burg ndërsa Jakup Bajrami me një vit e gjysmë për kalim ilegal të kufirit dhe trafikim të njerëzve. Të dy të pandehurit gjatë gjithë kohës kanë mohuar se kanë lidhje me aksidentin gjatë transportimit të migrantëve mirëpo është dëshmuar se me veturë të tipit “Mercedes” kanë udhëtur para “Passatit” duke e njoftuar Memedit për lëvizjen e policisë. Ata janë arrestuar menjëherë pas aksidentit.