Lajme
Çukarka dhe Stacioni Hekurudhor me ujë të pijshëm
Keqmenaxhimi disamujor i të gjitha resurseve komunale la dy vendbanimet e komunës sonë pa ujë të pijshëm për një periudhë shumë të gjatë.
Lënia pas dore e rinovimit të vogël të pompës së ujit në Çukarkë u evitua me një ndërhyrje efikase gjatë ditës së djeshme.
Çështja e ujit të pijshëm është prioritet i Alternativës dhe projektet e filluara në fillim të këtij viti dhe të lëna pas dore nga pushteti i kaluar do të riaktivizohen.
Master plani i përpiluar nga UNDP dhe i financuar nga ambasada e Norvegjisë, për sigurimin e ujit të pijshëm në qytetin e Preshevës do të implementohet hap pas hapi dhe së shpejti problemi me furnizim me ujë më nuk do të ekzistojë.