SKANDALOZE: Shaip Kamberi keqperdore veturen zyrtare te komunes se Bujanocit
Sot ne oret e pasdites ne redaksine e Presheva.al, nga nje qytetar n’a ka ardhur nje kerkese per te publikuar disa foto te vetures se kryetarit te komunes se Bujanocit, e cila ka qene e parkuar prane selise se PVD-se ne Presheve.
Edhe pse vizita e Shaip Kamberit ne PVD ne Presheve behet per çeshtje partiake, ai nuk e ka pasur problem qe tek shefi i tij, te vije me veturen zyrtare te komunes se Bujanocit.
Ne shtetet e Evropes Perendimore aktet e tilla konsiderohen si skandale dhe per keso skandalesh, se paku japin doreheqje nga posti i kryetarit, per shkak te keqperdorimit te pasurise publike, qe fitohet nga taksat e qytetareve tane.
Shaip Kamberi per nje kohe te gjate ka qene kryetar i Keshillit per mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne Bujanoc, si dhe eshte mandati i tij i trete qe po e ushtron postin e kryetarit te komunes.