Maratona e Malësisë së Gjakovës”, është garë vrapimi e cila sivjet organizohet për herë të dytë në relacionin Gjakovë – Bajram Curri, duke u bërë kështu edhe maratona e parë ndërshtetërore, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në kuadër të “Maratonës së Malësisë së Gjakovës”, është bërë vrapimi në tri disiplina, në maratonë 42.195 km, gjysmë – maratonë 21 km si dhe stafetë 4X10 km.
Në këtë maratonë pjesëmarrëse ka qenë edhe Presheva e cila përfaqësohej nga Gimi Ibrahimi nga fshati Rahovicë, i cili në gjysmë maratonën prej 21 km ka marrë vendin e parë.