Në 20-vjetorin e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës, nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga krerët e shtetit shqiptar.
Tirana zyrtare nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë çështje. Nuk u ftuan apo e neglizhuan pjesëmarrjen. Në të dyja rastet di të ishte skandal.
Aty merrnin pjesë kryeministri i Serbisë si dhe presidentët e Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë. Vetëm Shqipëria jo. I ftuar ishte edhe ish-presidenti amerikan Klinton. Madje kanë munguar edhe postimet në rrjtet sociale për këtë çështje.
Asnjë nga krerët e shtetit nuk ka thënë një fjalë për këtë përvjetor. Të enjten ish-kryeministri Sali Berisha ishte i vetmi që u kujtua për masakrën dhe i kërkoi parlamentit të mbante 1 minutë heshtje në nder të viktimave të Srebrenicës.
Hashim Thaçit iu është refuzuar ftesa, nga ana e Republikës Srpska, ndërsa Shqipëria qëndroi në heshtje.