LajmeMagazina

Ndërroi jetë veterani i arsimit prof Fehmi Sulejmani

Familja Sulejmani nga Presheva njofton familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë veterani i arsimit prof Fehmi Sulejmai, i lindur në vitin 1934, në fshatin Tërrnavë.
prof Fehmiu shkollën fillore e kreu në fshatin Tërrnavë të Preshevës, 8 vjeçaren e krue në Preshevë, normalen në Prishtinë ku u emërua si mësues me diplomë. Fakultetin gjuhë dhe letërsi shqipe e përfundoi në fakultetin e Prishtinës në vitin 1972.
Ka punuar si arsimtar në shkollën në Sefer, Miratoc dhe Preshevë ndërsa pjesën më të madhe e kaloi në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në fshatin Rahovicë ku edhe një kohë punoi si drejtor i kësaj shkolle.
Ka punuar në Entin pedagogjik të Vranjës si këshilltar pedagogjik për arsimin shqip në Preshevë, Bujanoc, ndërsa në vitin 1994 u largua për shkak të situatës politike nga enti pedagogjik si i padëshiruar politik.
prod Fehmi Sulejmani u pensionua në vitin 1995.
Varrimi i te ndjerit bëhet me datë 08.07.2015 Me Drekë ne Varrezat e Preshevës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button