Lajme

Ish-lideri i UCPMB-së Jonuz Musliu, nuk ka besim në spitalet e Serbisë, shkon për shërim në Turqi

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë dhe kryetar i Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu, është detyruar të shtrihet në spital për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.

Ish-komandanti Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc do të largohet nga spitali i Luginës për shkak se nuk ka besim në spitalet e Serbisë, kanë pohuar zyratarë nga Bujanoci. Merret vesh se Musliu do të udhëtojë sot për Turqi për trajtim të mëtutjeshëm. Kujtojme se viteve te fundit z.Musliu, sidomos diteve te fundit ishte i zëshem kunder diskriminimit të qeverisë serbe ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Deklaratat e tij kane bërë jehonë të madhe në mediat e ballkanit dhe ato boterore duke quajtur kryetarin e KKSH-së lider shqiptar ne Ballkan. Deri disa lider dhe parti po negociojne me Beogradin per t’u futur ne qeverine serbe, ai kishte pohuar se nuk njeh presidentin e kryeministrin e Sebrisë, pastaj do përkujtuar këkresat për bashkim me Kosovën, apo bustin e “Skënderbeut” në Nish, sikur edhe kërkesat e fundit drejtuar qeverise Haradinajt per nje konsulate te Kosovës ne Preshevë apo njohjen e Referendumit te Lugines se Presheves 1-2 mars 1992 nga Beogradi dhe ndërkombëtarët, pas Katalonjës.
Ndryshe, para disa ditësh, nderkombërtare dhe zyrtarë të lartë nga Tirana dhe Prishtina (?kane bërë vizita në shtëpi dhe spital ish-liderin e UÇPMB-së.

Related Articles

Back to top button