LajmeMagazina

Nuk e dinë se kush ua ndërtoi shtëpitë

Dy familje të varfra dhe të pastreha së shpejti do të bëhen me kulm mbi kokë, pasi një person, i cili nuk ka dashur të identifikohet, është duke ndërtuar dy shtëpi për to, njërën në lagjen “Ilirida” në Mitrovicë dhe tjetrën në fshatin Gushafc.
Në drejtorinë e Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, kanë thënë se ato familje bëhen me shtëpi falë angazhimit të madh të kësaj drejtorie për të gjetur donatorë. Sipas drejtorit, Mensur Beqiri, është gjetur një donator, i cili dëshiron të mbetet anonim dhe i cili ka shprehur vullnetin që t’i ndërtojë dy shtëpi për raste më të rënda sociale. “Ne, si Drejtori e kemi mbështetur këtë donator me 2 mijë euro”, ka thënë Beqiri, duke mos treguar identitetin e personit që është duke ndërtuar shtëpitë, shkruan ‘Zëri’.
Përzgjedhjen e familjeve të pastreha dhe raste sociale, të cilat do t’i gëzojnë këto dy shtëpi e ka bërë Drejtoria, pasi që e di më së miri gjendjen e të gjitha familjeve të evidencuara si të pastreha dhe të varfra. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button