Shaip Kamberi i drejtohet Shqiprim Arifit për foton e publikuar
I nderuari Shqipërim Arifi,
Dy ditë me radhë duke përdorur metoda të fabrikimit të të vërtetave, në Facebok, qoftë përmes deklarimeve personale, qoftë përmes sponsorimeve të “miqve” , po mundohesh me kriju një opinion të rrejshëm për veten dhe “ndryshimin” që po i sjell Preshevës, në prak të caktimit të datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në këtë komunë.
Po flet për “bujën e madhe” që na paska bërë në “takimin e miqve”, edhe pse nga ajo që degjova vetë, si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë, mu bë e qartë se për TY nuk janë problem të drejtat por “zgjidhja e çështjeve praktike”, nuk janë problem diplomat por ujësjellësi, duke fshehur të vërtetën se ujësjellësi është problem që varet nga komuna, e që për 11 muaj sa ishe kryetar nuk bëre gjë për ta zgjidhur këtë problem.
Përshtypja ime është se si “reformator” nga Gjermania disi i ke dhënë vetes obligim të madh me shfajsu Serbinë për gjithë diskriminimin që, me decenie, po i bën popullatës shqiptare.
Më detyrove me reagu për shkak se me marketingun tënd përçarës po falsifikon dhe keqpërdorë detaje të rastësishme nga takimi i “Miqve”. Konkret është fjala për këtë foto të rastit para Ambasadës Britanike të cilën po e shpërndanë përmes miqve të tu në Facebok, e ndër duar edhe me Viber dhe Whats up.
Nëse vërtetë e çmon prezencën time në atë foto, është dashur që vetë ta publikosh, por, kam përshtypjen se me dëshirën dhe idenë tënde djallëzore për të nxitur përçarje brenda kampit të PVD-së ia dha “miqve” ta shpërndajnë atë foto.
Reagova në radhë të parë për ta shuar TY cdo ILUZION që mund ta kesh krijuar se në kampin e PVD-së mund të nxitësh përçarje me tentativa mjerane. Sa e ultë është kjo o Shqipërim Arifi. Sidomos për një “musliman të sinqertë” çfarë pretendon të na paraqitesh.
Për mua kjo që ke bërë, jo që do të mund të të ndihmojë, për mua kjo është një sinjal i qartë se je në panikë, se po të ngulfatë ndjenja e fajit e “Surdulicka vezës”, se po i fikësohesh përballjes në ringun politik me një zojë që ka dëshmuar se ka guxim me u përballë me politikën dhe politikëbërësit si ti.
Prandaj, shpëtimin po e kërkon në këto të rëna nën brez, lojra përçarëse, lojëra djallëzore, të cilat, në fund do të të diskualifikojnë vetë ty.
Sa për mua s’ka problem, unë nuk e kam problem se ku dhe me kend gjindem, se jam vet apo jam me shokë, se jam në Bujanoc apo Beograd, se jam në qeveri apo nëpër ambasada, pasi që qëndrimet e mia politike i kam kristal të pastërta.
Këto qëndrime dhe pikëpamje janë formuar në një proces të sfidave të shumta nëpër të cilat kam kapërcyer bashkë me bashkëkombasit e mi. Unë nuk jam parashutist i dështuar i Evropës.
Asessi, as unë as PVD, nuk i frikësohet ndikimit të “erezave të ndryshimeve”, qoftë edhe kur ato vijnë nga pazaret egjiptiane.
Nuk frikësohem se qëndrimet e mia politike mund t’i ndryshojë një fotografi rasti, nuk frigoj që mund t’i ndryshosh TI, aq më pak miqësitë nga Surdulica, e bile as shefi i tij i madh.
Me beteja të këtilla të ulta kam një jetë që përballem, pavarësisht vështirësive që me kanë sjellë në jetë, gjithmonë, ama bash gjithmonë kam dalë fitimtarë.
Kam dalë fitimtarë sepse përherë kam qenë parimorë, bile edhe ndaj intrigave edhe ndaj intrigantëve.
Do ta kesh rastin të bindesh edhe ti për orientimin tim politik të qartë.
Shum shpejt bile, në fushatën e ardhshme në Preshevë. Aty do të jem.
Me respekt,
Shaip Kamberi
(PS: fjalinë mjerane në fund të fotos që e keni shpërndarë e preva, vetëm për ta kursyer opinionin publik)