LajmeMagazina

S’ka më punësime partiake e me lidhje nëpër shkolla?!

Punësimi me lidhje dhe ato partiake nëpër shkolla është dobësia më e madhe e arsimit, dhe ajo mund të çrrënjoset duke i faleminderuar ndryshimeve në ligj për sistemin e arsimit dhe edukimit. 
Ministria e arsimit më në fund do të pajiset me evidencë elektronike pët të gjithë të punësuarit, andaj sipas këtij sistemi do të dihet kush shkon në pension dhe ku lirohet një vend për tu punësuar një arsimtar apo profesor që është i papunë. Drejtorët e shkollave më nuk do të jenë në gjendje të fshehin vendet e lira të punës për të punësuar në këtë mënyrë kandidatët e tyre. Të gjitha vendet e lira tani që janë të mundshme nëpër shkolla do të publikohen në faqen e ministrisë së arsimit. Nga ana tjetër, drejtorët nuk dotë mund të punësojnë ata që i “vendos partia”, por për të kandiduar në një vend, duhet të marrë përkrahjen e gjysmës së të punësuarve në atë shkollë. “Arsimtarët do të marrin listën e të gjithë kandidatëve dhe të rrumbullaksojnë emrin e tij që konsiderojnë se janë të pranueshëm. Vetëm për kandidatët me nën përkrahjen e kolektivit do të merret këshilli i shkollës” thotë Snezhana Markoviq, ndihmës ministre e arsimit. Deri tani në këshillin e shkollës, kolektivi, vetqeverisja lokale dhe këshilli i prindërve kanë pasë nga 3 antarë, dhe tani kemi sygjeruar që më së shumti të ketë rëndësi kolektivi, dhe ata do të mbesin me nga 3 ndërsa dy grupet tjera do të kenë nga 2 përfaqësues. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button