Lajme
LR PDSH themelon nëndegën e saj në Raincë
Sonte para shumë të pranishmëve LR-PDSH themelon nëndegën e rradhës në fshatin Raincë, përcjell presheva.com.
Në këtë takim u zgjodh kryesia e nëndegës e përbërë nga 21 anëtarë.
Siç shkruan LRPDSh në profilin e saj të rrjeteve sociale, e veçanta e kësaj mbledhje ishte numri i madh i forumit të gruas të fshatit Raincë gjë e cila tregon se gratë kanë një vend të posaçëm në familjen e madhe të LR-PDSH-së.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i këshillit iniciues të partisë z. Sami Salihu.