Lajme

Konkurs për studime master në Universitetin e Novi Pazarit në Preshevë

Universiteti i Novi Pazarit-dega në Preshevë shpall konkurs për studime master në vitin akademik 2017/2018.

Të drejtë aplikimi për studime master kanë të gjithë ata që kanë kryer studimet themelore akademike ose të shkallës së VII-të.

UNIVERSITETI I NOVI PAZARIT – DEGA NË PRESHEVË SHPALL KONKURS PËR STUDIME AKADEMIKE NJËJEÇARE MASTER – Msc. PËR VITIN AKADEMIK 2017/2018

Departamenti i shkencave Juridike: Programi studimor: JURIDIK (60 ECTS)………………………………………………………………………………25 studentë.
Departamenti i shkencave kompjuterike: Programi studimor: INFORMATIKA (60 ECTS)………………………………………………………………………………15 studentë.
Departamenti për shkenca pedagogjike dhe psikologjike: Programi studimor: Psikologjia e aplikuar (60ECTS)………………………………………………………………………..15 studentë.
Edukatore i fëmijëve parashkollorë(60ECTS)…………………………………………………….15 studentë.
Departamenti i shkencave filologjike: Programi studimorë: Gjuha dhe Letërsia (60ECTS) me modulet si në vijim: Gjuhë dhe Letërsi Boshnjake, Gjuhë dhe letërsi Gjermane dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze……………………………………………………………………………25 studentë.
Departamenti i artit: Programi studimorë: Arti figurativ (60 ECTS)……………………………………………………………………………..10 studentë.
Departamenti i shkencave ekonomike: Programi studimor: Ekonomia e biznesit(60 ECTS)…………………………………………………………………………….25 studentë.

AFATI I REGJISTRIMIT:

Dokumentet dorëzohen nga data 02.09.2017 deri më 05.11.2017. Provimi pranues mbahet më datë 06.10.2017. Rezultatet e provimit pranues bëhen të ditura më 07.11.2017. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar bëhet prej datës 08.11.2017 deri më 14.11.2017.

Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në Universitetin e Novi Pazarit – Dega në Preshevë

Informatat shtesë mund t’i merrni në: Universiteti i Novi Pazarit- Dega në Preshevë, Rr. “15 Nëntori” pn, 17523 Preshevë Tel: 069 655 224 e-mail: presevo@uninp.edu.rs ose në uninp.edu.rs.

Related Articles

Back to top button