LajmeMagazina

Kujdes vajza, pantallonat e ngushta të rrezikshme për shëndetin

Pantallonat xhins tepër të ngushta janë në modë këto vitet e fundit. Por, doktorët kanë sqaruar se veshja e këtyre pantallonave mund të shkaktojnë dëme në shëndet.
Mjekët tregojnë rastin e një 35-vjeçareje, e cila kaloi 4 ditë në spital pasi pantallonat xhins që ajo kishte veshur, i kanë dëmtuar seriozisht muskujt dhe nervat e këmbës.
Ngjarja ka ndodhur në Adelaide të Australisë, ku një grua 35-vjeçe ka qëndruar për orë të tëra ulur në një pozicion për të pastruar dollapët dhe ka rënë në tokë duke humbur çdo forcë në këmbë.
Arsyeja? Faji i pantallonave xhins tepër të ngushta, sipas mjekëve, të cilat i kanë provokuar dëme serioze në këmbë.
“Vumë re të befasuar që pacientja kishte pësuar dëme serioze të nervave dhe muskujve të këmbës, – kanë deklaruar mjekët. – Për shkak të qëndrimit të gjatë në pozicion të gjunjëzuar duke pastruar, i ishte ndërprerë qarkullimi i gjakut në muskujt e pulpës dhe në vijimësi gruaja ka vuajtur ngushtimin e dy nervave më të mëdhenj të këmbës”, – thotë neurologu Thomas Kimber, i cili ndoqi rastin.
Këputja e nervave të pulpës, ka shkaktuar lirimin e disa proteinave në fluksin e gjakut dhe gruaja është detyruar t’i nënshtrohet kurave për të parandaluar dëme në veshka.
Prandaj, të gjithë “viktimave të modës”, neurologu australian u këshillon: “Sigurisht, nëse vishni xhinse të ngushta dhe për një arsye duhet të qëndroni të ulur në gjunjë dhe keni shqetësime ose mpirje të këmbëve, duhet të ngriheni menjëherë për të lejuar sërish qarkullimin e gjakut”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button