Lajme

Komisioni Komunal Zgjedhor shpall fituesin e numrit 1 (Video)

KKZ shpall APN me numrin 1 për zgjedhjet e parakohëshme lokale, ndërsa PDSH me numrin 2.

Këshilli Komunal Zgjedhor pas problemeve që u paraqitën me rastin e dorëzimit të listave nga subjektet politike APN dhe PDSH, i ofroi një afat kohor prej 48 orësh për plotësimin e dokumentacioneve të subjekteve politike në fjalë. Me këtë rast Këshilli Komunal Zgjedhor sot ka mbajtur mbledhje për shpalljen e dy listave zgjedhore dhe përcaktimin e numrave se cili prej subjekteve politike do të përmbajë numrin 1.

Zeqirja Myftari kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, deklaroi për TV-Aldi që mbledhja ka përfunduar me sukses, përkundër debateve që janë zhvilluar gjatë takimit dhe që subjekti politik Alternativa për Ndryshim do kandidojë me numrin 1, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare me numrin 2.

Pas përzgjedhjes së numrit 1 dhe numrit 2 tani mbetet që subjektet e tjera politike të dorëzojnë listat e tyre dhe të përcaktohet numri me të cilët ata do të garojnë.

Related Articles

Back to top button