Arifi: Ardita Sinani refuzon organin e përkohshëm, jo edhe rrogën (dokument)
Kryetari n.d i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka reaguar në profilin e tij të rrjetit social Facebook duke shkruar se kandidatja për kryetare të komunës së Preshevës Ardita Sinani nga radhat e PVD-së, refuzon punën në organin e përkohshëm ndërsa nga ana tjetër merrë pagën nga ky organ.
Shkrimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë dhe dokumentat që dëshmojnë se ajo ka marë rrogën:
Sa do të doja që kundërshtarja ime Ardita Sinani të ishte parimore dhe atë që e quan ajo “Organ i Dhunshëm” ta refuzonte përmbajtësisht.
Në intervistën e dhënë për RTK-në tregoi deshirën e saj që ajo të ishte kryetare e këtij organi.
Gjithsesi, ajo rrogën nga ky Organ nuk e refuzon.
Qytetarë, ju ftoj ta dëgjoni kundërshtaren time politike për ta parë që nuk kanë asnjë program përveç akuzave dhe ju paraqes dëshminë se ajo pranon rrogë nga ky organ.
Ndiqeni videon: