Shqipërimi sot do të shpërndaj 20.000 kontrata me 30 zotimet për secilin votues
Ndryshe nga politikanët tjerë që premtojnë në zgjedhje dhe më pas i harrojnë premtimet, Shqipërim Arifi planifikon sot të nënshkruaj kontratë personalisht me secilin qytetarë të Preshëves. Ai ka hartuar dhe shtypur 20 mijë kontrata dhe do të marrë përgjegjësi për 30 zotimet e tija, të cilat ai planifikon ti përmbushë gjatë mandatit 4 vjeçarë.
Kryetari i Alternativës për Ndryshim Shqipërim Arifi, ka hartuar dhe shtypur rreth 20 mijë kontrata, afërsisht sa numëri i votuesve aktualë në këtë qytet, kontratë e cila përmban zotimet dhe premtimet e tija kryesore.
Kontratat e hartuara me 30 zotimet e tij, Arifi parasheh t’i nënshkruajë personalisht dhe më pas ato t’i dërgohen qytetarëve të Preshëvës.
Kontrata në formatin e madhësisë A4, përveç zotimeve të Shqipërimit parashehë edhe hapsirën ku do të nënshkruaj qytetari dhe të njëjtën t’a mbajë në shtëpi, në mënyrë që për zgjedhjet e ardhëshme në mënyrë efektive ta dijë se sa i është përmbajtur kontratës.
“Sot, ditë e shtunë, në mesdite, do të jem në dispozicion te qytetarëve për të zyrtarizuar zotimet tona për 4 vitet e mandatit të ardhëshëm. Çdo qytetarë është i mirëpritur për të ardh dhe të nënshkruajë kontratën publikisht me mua. Unë i sigurojë ata se do t’i përmbahem të gjitha zotimeve që ju i shihni të shkruara në këtë kontratë”, tha kryetari i përkohëshëm i Preshëvës dhe i Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi.
Sipas tij, ka kaluar koha e pretimeve boshe që jepen për çdo zgjedhje që organizohen dhe më pas këto premtimet harrohen dhe nuk mbahen.
“Hipokrizia është se me të njejtat premtime konkurohet në disa palë zgjedhje. Dhe politikanët nuk skuqen fare dhe paturpësisht premtojnë të njejtat gjëra, edhe pse nuk i kanë realizuar më parë”, shtoi tutje Arifi.
Kontratat e Arifit me 30 zotimet parashihet të shpërndahen në mënyrë direkte,- do t’iu jepet qytetarëve në dorë, shpërndarje nëpër shtëpi të qytetarëve dhe një pjesë përmes postës elektronike.
“Janë rreth 20 mijë kontrata që unë do t’i nënshkruar përsonalisht. Është një numëri madh, por për mua nuk paraqet problem që me secilin votues të qytetit të Preshevës të nënshkruaj personalisht dhe të marrë përsipër përmbushjen e zotimeve”, theksoi tutje kreu i APN, Shqipërim Arifi, duke shtuar se zotimet do të përmbushen në mandatin e ardhëshëm 4 vjeçarë.