LajmeMagazina

Zyrtare: Ulen taksat kufitare për 50 për qind

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, mori vendimin për uljen e policave kufitare për bashkatdhetarët kosovarë për 50 për qind. Vendimi erdhi pas kërkesës që bëri kryesuesi i Byrosë së Sigurimeve të Kosovës, Rrahim Pacolli, ndërsa do të filloj të aplikohet nga 1 korriku, kur fillon ardhja e bashkatdhetarëve.
“Ulja e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë do të aplikohet për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike. Tarifat për kategorinë e “auto veturave”, që kryesisht kanë ndikim te bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë”, thuhet në komunikatën për media të Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas këtij vendimi, policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 15 ditëve, tani do të kushtojë 15 euro, ndërsa policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 1 muaj, do të kushtojë 20 euro, kurse për kohëzgjatje prej dy muajve do të paguhet vetëm 35 euro.
Mesatarja e zbritjes së tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për kategorinë e “auto veturave” me afat qëndrimi në Republikën e Kosovës me kohëzgjatje nga 15 ditë deri në 2 muaj është 50 për qind, thuhet në qëndrimin e BQK-së.
Aplikimi i këtyre tarifave hyn në fuqi me datë 1 korrik 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button