Kur Shaip Kamberi (PVD) përkrahi në Bujanoc “planin aksional” për refugjatët intern nga ish-Jugosllavia? (Dokument)
Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit në fushatën parazgjedhore të 24 dhjetorit ka shfaqur akuza për të ashtuquajturin “planin aksional” e cila është aprovuar në Këshillin Ekzekutiv në vitin 2016 në koalicionin qeverisës APN-PVD. Edhe pse në pushtetin e PVD-së të kryesuar nga Ardita Sinani në periudhën kohore prej 6 muajve nuk është tërhequr dosja në fjalë, kjo tani përdoret për fushatën parazgjedhore si vegël kundër APN-së. Alternativa për Ndryshim i ka quajtuar akuzat e PVD-së për kolonizimin e Komunës së Preshevës si shpifje dhe manipulime të rënda me opinionin e gjërë shqiptarë.
Ardita Sinani nga PVD, kandidate për kryetare të Komunës ka përsëritur dje në emisionin “Rubikon” akuzat ndaj kryetarit n.d. Shqiprim Arifi për “planin aksional”. Arifi ka kundërshtuar dhe argumentuar se dokumentacioni është manipuluar nga drafti i dërguar nga ndërkombëtarët. Ndër të tjerash, Arifi ka theksuar se Partia për Veprim Demokratik në Komunën e Bujanocit ka zhvilluar një plan i cili kishte ndërtuar Banesa për refugjatët intern serb nga republikat e ish-Jugosllavisë.
Është siguruar dokumenti i nënshkruar nga kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, nga subjekti i PVD-së të dërguar zyrtarit të lartë të UNHCR-së për Serbi z. Arlboleda më 28 shtator të vitit 2011. Kryetari Kamberi i cili ishte në mandatin e parë si kryetar i Komunës së Bujanocit,ka noftuar zyrtarin e lartë të UNHCR-së, se Komuna e Bujanocit përkrah ndërtimin e objektit për banim social për persona të zhvendosur intern ( refugjatet intern serb, rom nga republikat e ish-Jugosllavisë). Sipas Kamberit për refugjatët është paraparë qendra kolektive “Salvatore” për të cilën Komuna e Bujanocit do të siguroj infrastrukturë.