Lajme

Tri kufoma në Austri: Serbi vret bashkëshorten, vajzën 10-vjeçare dhe vetveten

Një tragjedi e rëndë që ndodhi të mërkurën në Vjenë-Leopoldstadt, ka tronditur austriakët: Kalimtarët kanë hasur në një kufomë të shtrirë në trotuar në rrugën „Miesbachgasse“ rreth orës 11.15, e mbuluar me gjak.

Pasi policia austriake e zbuloi adresën e saktë të viktimës, ajo ka hapur dreën e banesës në katin e pestë, në të cilën ka jetuar familja serbe N. shkruajnë mediat austriake, përcjellë Shtegu.com. Aty hasën në një pamje tmerruese: Në dysheme e shtrirë është gjetur bashkëshortja e serbit. Tek 45-vjeçarja janë vërejtur disa plagë me thikë dhe pas arritjes së policisë, ajo më kishte ndërruar jetë.

Në dhomën përballë është gjetur vajza e tyre dhjetëvjeçare pa vetëdije. Fëmija dyshohet se është mbytë me strangulim nga babai i saj 41-vjeçar me një mjet të gomës rreth qafe, pasi fillimisht e kishte vrarë bashkëshorten. Tani, mediat austriake kanë informuar se fëmija ka ndërruar jetë në spital, rreth orës 02.30, pas lëndimeve të rënda. Sipas informatave të zëdhënëses së policisë, Irina Steirer, fëmija është stranguluar me një litar të gomës.

Më në fund, serbi ka hapur dritaren në lartësi prej dymbëdhjetë metrash dhe ka kryer vetvrasje. Sipas fqinjve, për një kohë të gjatë mes bashkëshortëve ka pasur probleme. Sipas thashethemeve, bashkëshortja ka kërkuar të ndahet çifti dhe supozohet se kjo ka qenë edhe arsyeja e krimit.

Related Articles

Back to top button