Ende nuk dihet se në sa vendvotime do të përsëriten zgjedhjet lokale në Preshevë
Komisioni zgjedhor komunal në Preshevë ka planifikuar përsëritjen e zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme për 14 jananr, por ende nuk është e qartë se a do të votohet në 6 njësitë që janë të kontestuara, ka thënë kryetar i KKZ, Zeqirja Miftar.
Ai ka thënë këtë vendim përfundimtar do të merret nga gjykata administrative. Miftari ka deklaruar se tashmë dihet se në njësinë numër 5 në Preshevë dhe në njësinë 16 në Caravajkë do të përsëriten.
Ai ka shtuar se vendimi i gjykatës administrative pritet për vendvotime numër 2, 4, 7 dhe 8 në Preshevë.
“Në vendvotimin numër 5 votimi është ndërprerë gjatë ditës së votimit deri sa në Caravajkë është ndërpre pak para përfundimit të votimit dhe se në këto njësi do të përsëriten votimet me 14 janar” ka thënë Miftari.
Sipas fjalëve të tij, palët kamë paraqitur ankesa pas përfundimit të votimit,
“Ende po presim vendimin e gjyqit nëse votimido të përsëritet në të gjitha apo vetëm tek disa prej tyre” ka thënë ai.
Në listën zgjedhore në Preshevë janë të regjistruar 38.860 votues dhe në zgjedhjet e 24 dhjetorit kanë dalë rreth 49% të votuesve.