Parandalohet vetvrasja e një të burgosuri nga Bujanoci në burgun e Nishit
Pjestarët e sigurisë së lartë nga burgu i Nishit dje rreth orës 17:30 kanë ndaluar që i burgosuri 30 vjeçar nga komuna e Bujanocit që ishte ngjitur në kulm për të kryer vetvrasje.
Siç raportojnë mediat serbe, transmeton presheva.com, incidenti ka ndodhë kur i denuari nëpërmjet skeleve të vendosura për të renovuar objektin ishte ngjitur në kulmin e ndërtesës dy katëshe, e cila ka një lartësi rreth 10 metra.
“Ai ka qenë i pakënaqur me terapinë që iu është dhënë atë ditë dhe është ngjitur në kulmin e objektit. Aty ka qëndruar rreth 15 minuta duke shprehë paknaqësinë, por në fund, pas bisedimeve me rojtarët, ka pranuar që qetë të zbresë në tokë. Deri tani me të nuk ka pasë asnjë problem, por me siguri ka rënë në krizë psikologjike dhe mirë që ka dëgjuar rojtarët dhe kështu ka përfunduar pa asnjë pasojë”, shkruajnë mediet nga burimet e burgut.
Siç raportohet, bëhet fjalë për një të burgosur që vuan denimin prej 7 viteve për shkak të vjedhjeve të rënda, ndërsa në burgun e Nishit është që nga viti 2014.