Zgjedhjet në Preshevë: Gjykata administrative vendos, rivotim vetëm në vendvotimin nr.5
Gjykata administrative ka vendosur që zgjedhjet do të përsëriten vetëm në vendvotimin nr. 5 në Preshevë
Zgjedhjet e 24 dhjetorit dukeshin se Preshevën do ta nxjerrnin nga kriza e thellë politike, por kjo nuk ndodhi, kjo krizë politike u thellua edhe më shumë.
Tetë subjekte politike u futën në garë për këto zgjedhje, zgjedhje këto që akoma nuk kanë përfunduar edhe pse tani më kanë kaluar 4 javë ende nuk kemi rezultatet përfundimtare nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Preshevë.
Si duket e gjithë kjo situate është e krijuar nga KKZ e cila zvarrit këtë proces zgjedhor, pasi antarët e stërvjetruar në këtë komision po dirigjohen nga “shefat” e tyre politik, të cilët nuk po munden ta pranojnë realitetin e humbjes. Këta antarë të KKZ-së po shkelin ligjin dhe rregulloren e këtij organi, duke marrë vendime anti-ligjore që nuk janë në kompetencë të KKZ-së, vetëm e vetëm të zbatojnë urdhërat e “shefave” të tyre.
Pas ankesave të deponuara nga partitë politike garuese në zgjedhjet e 24 dhjetorit 2017, më në fund Gjykata administrative ka vendosur që zgjedhjet përsëriten vetëm në vendvotimin nr. 5 në Preshevë.
Pas këtij vendimi, KKZ-së në Preshevë i mbetet vetëm të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve në vendvotimin nr. 5 në Preshevë.