Lajme

Kryeministri Haradinaj: Musliu ishte luftëtar i lirisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar për vdekjen e Junuz Musliut dhe e ka cilësuar si njeri i përkushtuar të zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë.

Kjo është letra e plotë e Ramush Haradinaj:

Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.

Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit.

I qoftë i lehtë dheu!

RH

Related Articles

Back to top button