Lajme

Komuna e Bujanocit investoi afro 18 milion dinarë në infrastrukturën e Tërnocit

Investimet në infrastrukturë në bazë të vendimit mbi rishikimin e buxhetit të vitit 2017 janë prezantuar në tërësi investimet e planifikuara për të gjitha vendbanimet në territorin e komunës së Bujanocit.

Duke u bazuar në këto të dhëna në fshatin Tërnoc janë kontraktuar dhe realizuar jo në tërësi projekte infrastrukturore me vlerë prej 17 milion e 850 mijë dinarë.

Më poshtë ju paraqesim listën e rrugëve të kontraktuar për fshatin Tërnoc gjatë vitit 2017.

Ndërtimi i urës montazhë në lagjen e Strukarëve me vlerë prej 900.000 dinarë
Asfaltimi i rrugës tek Nagipi me vlerë prej 3.450.000 dinarë
Asfaltimi i rrugës tek Naimi me vlerë prej 1.050.000 dinarë
Asfaltimi i rrugës sokaku i Ibës me vlerë prej 800.000 dinarë
Asfaltimi i rrugës në lagjen Haxhi Musa me vlerë prej 1.150.000 dinarë
Asfaltimi i rrugës tek Nehati me vlerë prej 4.450.000 dinarë
Asfaltimi i rrugës tek Fatoni me vlerë prej 500.000 dinarë
Asfaltimi i rrugës tek Faiki me vlerë prej 1.450.000 dinarë
Asfaltimi i rrugës tek Jetoni me vlerë prej 850.000 dinarë
Asfaltimi i rrugës tek Halimi me vlerë prej 1.950.000 dinarë
Asfaltimi i rrugës tek Ilazi me vlerë prej 600.000 dinarë
Asfaltimi i rrugës tek Arbeni-Isindrizt me vlerë prej 700.000 dinarë

Related Articles

Back to top button