LajmeMagazina

Maturantët në Bujanoc festojnë mbrëmjen e maturës (Video)

Maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc të premten në orën 18:00 kanë defiluar në oborrin e këtij institucioni arsimor.
Me veshje të përzgjedhura shokë e shoqe të klasës dhe gjeneratës, në shoqëri të profesorëve kujdestar, 340 maturantë të “Sezai Surroit” kanë lëshuar hapësirat e shkollës për të nisur festën, raporton Titulli.com.
Defilimin e të rinjve nga afër e kanë përcjell qindra qytetarë, shumica familjarë të nxënësve, të cilët i kanë shoqëruar deri në restorant ku edhe vazhdon mbrëmja.
Mbrëmjes së maturës i ka parapri edhe ekskursioni, me çrast nxënësit e viteve të katërta dhe atyre të treta me tri shkallë, nga 30 maji deri më 4 qershor kanë qëndruan në Shqipëri. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button