Lajme

Presheva merrë pjesë në Unionin e Bashkive Shqiptare në Prishtinë (Foto, Video)

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka marrur pjesë në takimin e dytë të unionit të Komunave Shqiptare të Rajonit të mbajtur në Prishtinë. Ai është takuar me homologët e tij nga Komunat e Tiranës, Prishtinês, Tetoves, Ulqinit, Gostivarit dhe Prizrenit ku kanë biseduar lidhur me përvojat e pushtetit lokal.

Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, duke uruar dhjetëvjetorin Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se me takimin e sotëm kanë vendosur bazën e së ardhmes së Unionit që ka për qëllim të shërbejë për të gjithë shqiptarët.

“Kemi vendosur disa themele për të ardhmen e Unionit, më rëndësi të veçantë është që të jetë një Union që ka ndikim në bashkëpunim ndër komunal dhe kështu që në këtë kontekst të gjitha këto na shërbejnë neve, qytetarëve tanë dhe misionit tonë që të kemi bashkia të cilat i shërbejnë qytetarëve dhe ta ngulisim të gjithë në kokë se kjo është gjithë e jona. Kështu që është një garë për të mirë, është një garë për të ardhmen dhe një garë për shqiptarët”, theksoi Arifi.

Postimi i plotë i kryetarit Arifi në rrjetin social Facebook:

Takimi i dytë i Unionit të Komunave Shqiptare të Rajonit

Sot, bashk me kolegët nga Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini, Gostivari dhe Prizreni prezantuam dhe shkëmbyem përvojat e pushteteve lokale në fushën e mbrojtjes së ambientit.

Një eksperiencë e shkëlqyer dhe një mundësi shumë e mirë e transmetimit të njohurive dhe shkathtësive nga një komunë tek tjetra.

Related Articles

Back to top button