LajmeMagazina

DEDIKUAR MATURANTËVE…

Më 06.06.2015 Maturantët e gjimnazit “Skenderbeu” dhe shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë festuan mbrëmjen e maturës, mbrëmjen e fundit që ishin të gjithë sëbashku. Që ishte një mbrëmje e paharruar, të gjithë ishin të gëzuar dhe të gatshëm për festim edhe pse e dinin se edhe asaj do ti vijë fundi dhe do të largohen të gjithë kokë ulur dhe të pikëlluar.

Erdhi fundi i vitit dhe mesaduket erdhi edhe fundi i kënaqesive, erdhi edhe fundi i përshëndetjeve tona erdh fundi i një aventure të gjatë dhe me plot sfida?
Të gjithë ishin po të njëjtit nxënës, por tani edhe më të veçantë edhe më ndryshe se në shkollë, dukeshin më të pjekur dhe më elegant, krejt kjo kalojë shumë shpejt, ashtu si kaluan edhe të gjitha ato vite sëbashku.
Mbas një mbrëmje fenomenale, dhe mbas një mbrëmje që sdo ta harrojnë kurrë, dhe do t’ju mbes në kujtim tërë jetën, në orët e hershme të mengjesit maturantët u larguan nga restoranti që ishin.
Maturantët kaluan çastet e fundit që ishin bashkë, dhe shumë nga ata nuk mund ta besonin se kjo ishte e gjitha nga gjimnazi, se kjo është ndarja, por menduan se të nesermen do të shihen përsëri në shkollë, por jo ky ishte fundi i viteve ndoshta më të bukura të rinisë sonë. 
Të gjithë maturanteve 2014/2015 stafi Kjo eshte Presheva Jone! u deshiron fat dhe një të ardhme të lumtur me shpresë se një ditë do ti rikthehen kësaj shkolle sërisht, por tani me ditar në dorë. /Muhamed ® Kurtishi, Kjo eshte Presheva Jone!/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button