LajmeMagazina

Autorja nga Presheva Shaha Hyseni promovon librin e saj të parë me poezi “Krahë të Bardhë”

Promovimi i librit ‘’ Krahë të Bardhë ‘’ të autores Shaha Hyseni nga Presheva u bë më datë 28.05.2015 në lokalin e Librarisë së Çarshisë. Të pranishëm ishin recezenti Arsim Jonuzi i cili më hollësisht tregoi për ‘’ Krahë të Bardhë ‘’ libër për të cilin tregoi se përmban poezi dhe prozë. I pranishëm si mysafir nderi ishte edhe autori i shumë njohur nga Kumanova Rrahim Ganiu i cili mori fjalën në promovim. Ai theksoi se poezitë e autores janë te gjitha origjinalitet, ajo edhe çka i mungon poezisë së sotshme, gjithashtu përgëzoi për thyerjen e tabus së stilit të poezive të cilat janë të gjitha me tituj, por autorja ka vendosur të ndjekë stilin e sajë duke mos titulluar asnjë nga poezitë dhe prozat. Të pranishëm ishin edhe profesorë, familjarë si dhe shoqëria. Në fund të promovimit autorja mori fjalën për të thënë disa fjalë për librin e sajë. Ajo tregoi se në poezitë e sajë kërkon të gjejë të bardhë, shpirt mirësinë, të vërtetën dhe atë më të bukurën dashurinë për Zotin. Ajo gjithashtu theksoi se në poezitë e sajë do të gjeni dëshirën për të fluturuar, dashurinë e madhe për këngën, ngjyrën e kaltërt. Aty ajo thekson dashurinë e madhe për qytetin e Shkupit, ku dhe frymëzimi më i madhë ka ndodh pikërisht në këtë qytet. Të shprehur në çdo rresht ka shpirtin prej kadifeje dhe  për veçantinë e ngjyrës i lë lexuesit ta zbulojnë. Ajo gjithashtu falemnderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të madhë që ‘’Krahë të Bardhë ‘’ me dalë në dritë. Në fund u bë shpërndarja e librave nga vetë autorja. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button