Mesohet se nga perleshja mes shqiptarëve në një lokal ku pas festës që ishte organizuar ka mbetur i vrarë Shenur Etemi 27 vjeçar nga Rahovica ku dhe dy të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, viktima është vrarë nga goditjet që kishte marrë me thikë. Ende nuk bëhen të ditura arsyet se pse erdhi deri te konflikti me thika.
Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe gjindet në spital ndërsa ai i plaogosur më lehtë është marrë në pytje. Policia nuk përjashton mundësinë që njëri nga të plagosurit të jetë vrasësi.