Lajme

APN shënon 8 Marsin – Forumi i Gruas me aktivitete të shumta gjatë ditës (Foto)

Alternativa për Ndryshim shënon 8 Marsin – Forumi i Gruas me aktivitete të shumta gjatë ditës

Në shenjë respekti dhe rrugëtimi të pandërprerë drejtë arritjes së barazisë gjinore në Preshevë e më gjërë, Forumi i Gruas sot në mënyrë simbolike shënoi festën e 8 Marsit.

Aktiviteti i parë i ditës ishte shpërndarja e luleve nga anëtarët e Forumit të Gruas së Alternativës për gratë me të cilat njëkohësisht edhe u bisedua.

Pas këtij aktiviteti në qytet, në shenjë solidarizimi me gratë të cilat gjinden në kampin e refugjatëve, u organizua një darkë bashk me to. Ky aktivitet i Forumit të Gruas u organizua në bashkëpunim me organizatën “Gender Knowledge Hub”. Pjesëmarrja ishte masive ku u krijuan miqësi në mes grave të Preshevës dhe emigranteve.

Në emër të të gjitha strukturave partiake të Alternativës për Ndryshim, Forumi i Gruas APN i uron festën e 8 Marsit të gjitha grave në botë e në veçanti grave të luginës së Preshevës duke dëshiruar prosperitet dhe avancim për të gjithë shoqërinë.

Related Articles

Back to top button