Lajme

Afrika po ndahet në dysh, kenianët largohen nga shtëpitë (Foto)

Një e çarë e madhe është krijuar në Kenia, 48 km larg kryeqytetit Nairobi. Kjo ka bërë që banorët e fshatit Mai Mahiu të largohen e të braktisin shtëpitë e tyre.

Mendohet se e çara është krijuar nga aktiviteti sizmik dhe erozioni i shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Gjithashtu, e çara e madhe ka shkaktuar shëmbjen e një pjese të autostradës Nairobi-Narok dhe shkaktoi lëkundje të mëdha në zonë.

Shkencëtarët thonë se pas një milion vitesh, Afrika mund të ndahet në dysh./tch

Related Articles

Back to top button