Lajme
Gostivar: Profesorët rrihen brutalisht me “boks hekuri”
Rrahje brutale në gjimnazin e Gostivarit. Një nga profesorët Bejtulla Kamberi ka përfunduar në spital të Shkupit, pasi ka marrë plagë të rë rënda nga goditjet me “boks të hekurit”, informon INA.
Kryetari i komunës Arben Taravari ka konfirmuar incidentin që ka motive politike pas kacafytjeve mes BDI dhe ASH gjatë kohë në këtë komunë.
Nga ASH thonë se profesorët Bejtulla KAmberi dhe Driton Imeri janë sulmuar nga aktivistë të BDI.
Nga BDI theksuan se dy të sulmuarit paraprakisht kanë sulmuar drejtorin aktual Xhezi Kamberi.
Ministria e Brendshme ende nuk është prononcuar për rastin, dhe as drejtori i shkollës. (INA)
Kujdes fotografi me përmbajtje shqetësuese. /INA