LajmeMagazina

Kurir: Shqiptarët do të sulmojnë Vranjën, Nishin dhe Kralevën

Një dokument top sekret i inteligjencës serbe, paralajmëron liderët e shtetit të Serbisë se shqiptarët po planifikojnë të kryejnë sulme në veri të Kosovës dhe në pjesën qendrore dhe jugore të Serbisë, duke përfshirë Vranjën, Nishin dhe Kralevën.
Në një shkrim të gazetës serbe Kurir ku i referohet një dokumenti top sekret të shërbimit sekret serb, thuhet se objektiv i sulmit janë forcat e sigurisë të Serbisë, transmeton presheva.com.
Kjo gazetë serbe e cila gjatë dhe pas zhvillimeve në Kumanovë, nuk ka ndaluar së spekuluari lidhur me grupe të armatosura shqiptare, thotë se organizatorë të këtyre sulmeve janë Ramush dhe Daut Haradinaj, e edhe Shefkt Musliu, ish komandant i UÇPMB-së, i cili ndodhet në Kosovë. Kjo gazetë kishte spekuluar edhe për rastin e Kumanovës ku kishte shkruar se lufta e vërtetë atje do të fillonte më 12 maj, gjë që në fakt doli të jetë vetëm një dezinformatë.
“Kur Evropën e përshkoi valë e madhe e emigrantëve që po iknin nga Kosova, kjo nuk ka qenë për shkak të situatës ekonomike, por ata kanë dashur ti shmangen luftës dhe mobilizimit. Grupi që u zbulua në Kumanovë nuk është dashur që me këtë numër njerëzish të filloj aksionet, por ka qenë edhe në qytetet tjera të Maqedonisë” thotë burim i Kuririt.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button