
Gresa Mustafa (18) nga Presheva është nje ndër të paktat nxënëse të shkollave të mesme amerikane e cila merr çmimin prestigjioz, në konkursin që qdo vitë në SHBA, hapet nga Presidenca e SHBA’s në Washington.
Gresa Mustafa nxënëse e “Glenbard North High Schol” në Chikago, e zgjedhur edhe si nxënëse e eksilencës në shkollë, pjesën më të madhe të ditës e kalon në teatër, ndryshe njihet edhe si interpretuese në shumë rrole në shfaqjet e Tetatrit të të rinjëve në qytetin e Chikagos.
Pas suksesit të arritur në shkollë, sikur dhe ndarja e qmimit prestigjioz “Academic Exellence” nga presidenti Barak Obama, në adresë të Gresa Mustafës kanë ardhur shumë bursa studimi nëpër Univeristetet më më renome të SHBA’ve.