Vetura “Ford Fiesta” është djegur plotësisht në natën ndërmjet ditës së diel dhe hënë në autostradën ndërmjet Preshevës dhe Bujanocit.
Një dëshmitar M.T i cili ka kaluar aty gjersa po digjej vetura rreth orës 3 mas mesnate ka kaluar në autostradë ka thënë se e tërë vetura ka qenë nën flak ndërsa as zjarrfikësat nuk kanë qenë aty afër.
“Kur kam kaluar atypar, kam parë flakë të madhe dhe njerëz që po qëndronin afër automobilit. Jam ndalë që të shoh se çka po ndodh dhe a ka të lënduar, por askush nuk kishte informacion se si ka ndodhë.
Interesant se askush nga vetura nuk ka qenë aty, andaj edhe dyshoj se shoferi ka ik nga vendi i ngjarjes.
Vetura që kishte kaluar në çastet kur ka filluar të digjej vetura kanë thënë se goma ka pëlcitur nga nxehtësia dhe askend nuk e kanë takuar në ato momente, ka thënë M.T.
Ai nuk ka mundur të shohë targën e regjistrimit, pasi e tërë vetura ka qenë në flakë.
Në drejtorinë policore të Vranjës thuhet se nuk posedojnë asnjë informacion në lidhje me këtë rast.