LajmeMagazina

​Përfundojnë përleshjet në Kumanovë, dorëzohet grupi i armatosur

Përleshja e armatosur e filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, e që ka vazhduar gjatë tërë ditës së sotme, posa ka përfunduar. këtë fat janë duke e trensmetuar disa media në Maqedoni.
Siç po raportojnë mediat atje përleshja ka përfunduar, pasi grupi i armatosur pas një përleshje disaorëshe me policinë, para pak çastesh është dorëzuar.
Në këtë përleshje e cila ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, gjatë ditës është raportuar për të vdekur dhe të plagosur, por këto informacione nuk janë konfirmuar nga institucionet e rendit, apo spitalore në Maqedoni. 
Edhe Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” se Grupet e armatosura që po i rezistojnë prej mëngjesit të sotëm sulmit të forcave policore, kanë vendosur të dorëzohen,
Burime jozyrtare informojnë se në këto çaste të armatosurit po bëjnë dorëzimin e armëve.
Informacioni është ende i pakonfirmuar zyrtarisht, por burimet jozyrtare insistojnë se procesi i dorëzimit ka nisur dhe se gjithçka pritet të përfundojë brenda 30 minutave.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button