Lajme

Ekstremisti katolik Dedaj kundër Pacollit: Kosova s’duhet anëtarësuar në Organizatën e Bashkëpunimit..-

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj e ka kundërshtuar hapur Behgjet Pacollin në përpjekjen e këtij të fundit që Kosovën ta anëtarësojë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OBI).
Krejt përplasja e tyre po bëhet me deklarata në rrjetet sociale, ku Dedaj ka shkruar se Kosova duhet të jetë pjesë e BE’së, NATO’s, OKB’së, UNESCO’s por jo edhe OBI’së.

“Jo, Kosova në OBI”, ka shkruar Dedaj.

Ky reagim i Dedajt ka ardhur pak minuta pasi Pacolli njoftoi se ka shkuar në Bangladesh për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në OBI.

“Nga vizitat në shtete të veçanta të Azisë, mbërrita në Daka, Bangladesh ku si i ftuar i homologut tim të këtij vendi po marr pjesë në Ministerialin e 45 të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit islamik”, ka shkruar Pacolli, nga Bangladeshi.

Sipas Dedajt, anëtarësimi në OBI është i dëmshëm dhe nuk duhet të ndodhë.

“Përpjekjet e Qeverisë së Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore Islamike (OBI), një hap i nxituar dhe i dëmshëm, i cili rrezikon, cenon dhe neglizhon perspketivën euroatlantike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Dedaj

E kaluara e zëvendësministrit Dedaj nuk është edhe shumë e bujshme. Ai njihet për shumë skandale.

Burmundi është shteti i cili tërhoqi njohjen e Kosovës si shtet për shkak të deklaratave kontraverse të zëvendësministrit të 70-të të Qeverisë së Kosovës, kjo sepse Dedaj kishte deklaruar se nuk paraqet asnjë rrezik nëse një shtet i vogël si Burmundi tërheq njohjen e Kosovës gjë e cila u shfrytëzua nga shteti serb dhe ju raportuan këto deklarata vet zyrtarëve të lartë të Burmudit.

Në kohën sa Dedaj ishte zëvendësministër i Pushtetit Lokal ishte akuzuar nën dyshimin se kishte mashtruar një mërgimtar.

Insajderi kishte publikuar një hulumtim vitin e kaluar lidhur me mashtrimin që i kishte bërë Dedaj një bashkatdhetari në Berlin duke i kërkaur një borxh prej 400 eurove të cilin nuk i’a kishte kthyer.

Mirëpo Dedaj nuk ishte ndalur me kaq.

Gjatë vitit 2010, ai ishte shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit në Ministrinë e Transportit, nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, nën dyshimin se ka keqpërdorur paratë e Ministrisë së Punës, në kohën sa në këtë dikaster mbante pozitën e zëvendësministrit.

Dedaj dyshohej se brenda një periudhe prej 11 muajve, kishte shfrytëzuar 33 mijë euro nga kredit-kartelat e Qeverisë dhe mbi 8 mijë euro të tjera për avance pa mbulesë.

Dedaj ka edhe histori të tjera për mos shlyerje të borxheve.

Në vitin 2012 ai është paditur nga një qytetar për shkak se i ka mbetur borxh disa mijëra euro për banesën që ai e kishte shfrytëzuar si zyrë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

Gjergj Dedaj është themelues i Partisë Liberale të Kosovës.

Related Articles

Back to top button