Gara tradicionale e atletikës është një eveniment I cili ka arritur që të bashkojë shqiptarët nga të gjitha trevat shqiptare…
njNë Rahovicë është mbajtur “Gara tradicionale e atletikës Rhovica 2018” për të 18 vit radhazi, manifestim ky mbarëkombëtar ku të pranishëm ishin sportist si nga Lugina e Preshevës e poashtu mysafir nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Organizues i këtij evenimenti ishte bashkësisa lokale në Rahovicë ndërsa është mbështetur nga komuna e Preshevës, bizneset private,si dhe mërgimtarë.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, kryetari i kuvendit komunal z.Sami Salihu, përfaqësues nga subjekte politike si kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa, kryetarja e Partisë Për Veprim Demokratik dega Preshevë znj.Ardita Sinani, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Shukri Ymeri, qyetarë dhe sportdashës.
Mysafirë special në këtë eveniment ishin dhe kryetari i Federatës së Atletikës nga Kosova z. Halil Sylejmani dhe kryetari I Federatës së Volejbollit poashtu nga Kosova z. Abedin Ibrahimi të cilët e mbështesin këtë organizim dhe urojnë që në të ardhmen të jetë dhe më madhështorë.
Sotir Qiriaqi poashtu maratonist dhe mysafir nga Shqipëria nuk ka munguar as këtë radhë i cili edhe pse tashmë në një moshë më të madhe kjo gjë nuk e ka penguar që të jetë në mesin e maratonistëve më të rinjë./njofton RTV Aldi.com
Gara u nis fillimisht me vrapime në distanca të ndryshme për femra dhe për meshkuj, ku vendet e para në mesin e femrave për distancën 200m ishin:
1.Herolinda Ramadani, Miratocë
2. Anita Salihu “S.Hallaqi”
3. Elmije Haliti “S.Hallaqi”
Ndërsa në mesin e meshkujve për distancën 200 m ishin:
1. Dionit Aliu, Mitrovicë
2. Uvejs Ismaili, fshati Raincë
3. Bleron Hyseni, fshati Rahovicë
Në distancën prej 300m në gjininë femërore ishin:
Agnesa Peci, Mitrovicë
Kaltrina Azizi, Kumanovë
Arbresha Deliu, Mitrovicë
Ndërsa tek meshkujt ishin:
Jon Haziri, Kumanovë
Nehat Rexhepi, fshati Miratocë
Altin Selimi, fshati Rahovicë
Gjatë gjithë kohës situata ishte nën vëzhgimin e forcave policore, sigurimit si dhe emergjencës ku në këtë rast edhe mjekët e emergjencës dr.Ali Aliu dhe tekniku Qani Beqiri na treguan se kanë pasur disa raste në të cilat ka qenë e nevojshme ndërhyrja e ekipit të emeregjencës por që kanë qenë raste të lehta dhe janë trajtuar me sukses.
Në vazhdim u mbajtën edhe vrapimet në distancë prej 500m ku në mesin e femrave vendin e parë dhe të dytë e morrën garueset nga Prizreni Melisa Bojaxhiu, Sara Susuri ndërsa vendi i tretë ishte Bleona Peci nga Mitrovica.
Ndërsa në grupin e meshkujve 1. Besir Isufi nga fshati Tërnoc, 2. Labinot Jashari nga fshati Miratoc dhe 3. Bleron Isufi nga fshati Zhunicë. Në distancën prej 500m tek femrat fituese ishin pjesëmarrëset nga Mitrovica: 1. Albina Deliu, 2. Diellza Selaci dhe Valentina Kelmendi.
Në vrapimet e gjata me distancë prej 1500m tek meshkujt fitues ishin pjesëmarrësit poashtu nga Mitrovica: 1.Gent Kaja, 2. Ardian Peci, 3.Florent Shabani .
Ndërsa në distancën prej 5000m tek femrat fituese të vendit të parë ishin: Qëndresa Ramadani, Gentiana Peci, Arbnora Berisha. njofton RTV Aldi.com
Ndërsa sa i përket vrapimit në distancë prej 11.000m u shpallën fitues:
1.Ilir Rudhani, Kamenicë
2.Tirron Mamusha, Gërmia
3.Valentin Sadiku, Mitrovicë
Pas përfundimit të garave fjala përshëndetëse iu dha kryetarit të Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, kryetarit të Federatës së Atletikës z. Halil Sylejmani, kryetarit të Federatës së Volejbollit z. Abedin Ibrahimi, kryetari i bashkësisë lokale Rahovicë z.Vebi Rexhepi. Me këtë rast iu dhuruan mirënjohje dhe atyre që kishin kontribuar në organizimin e këtij evenimenti.
Në fund në skenë u ftuan dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa për të ndarë çmimet, z.Sami Saliu kryetar i Kuvendit Komunal, kryetari i bashkësisë lokale Rahovicë z.Vebi Rexhpi, kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi si dhe të ftuar të tjerë.
Gara tradicionale e atletikës është një eveniment i cili ka arritur që të bashkojë shqiptarët nga të gjitha trevat dhe urojmë që viteve të tjera ky organizim të ketë përmasa edhe më të mëdha./rtvaldi.com/