Lajme

Aksident i rëndë trafiku në autoudhë afër Preshevës

Tre vetë u plagosën në një aksident trafiku të rëndë që ndodhi në rrugën për në Preshevë në mesditën e ditës së hënë, njofon policia e vranjës, transmeton Presheva.AL

Sipas policisë, aksidenti i trafikut ndodhi rreth mesditës në autostradë afër fshatit Zhunicë,  në korsin nga Vranja deri në Preshevë.

Aksidenti ndodhi kur automjeti Audi me tabela të regjistrimit VR goditi rimorkion me shenja paralajmëruese të kompanisë “Srbijaautoput d.o.o. Beograd “, e cila ishte e ndalur për shkak punimeve që po bënte në autostradë.

Nga kjo godite si bëhet e ditur nga policia tre vetë u plagosën dhe janë dërguar në spitalin e Vranjës dhe deri më tani nuk ka të dhëna për lëndimet e tyre.

Related Articles

Back to top button