Nuk përmbahet dot Ragmi Mustafa, përdor fjalor rrugaçësh
Pas iftarit të organizuar nga dega e APN-së në Bujanoc ditë më parë, ku lideri i këtij subjekti Shqiprim Arifi paralajmëroi shtrirjen edhe në Bujanoc, kryetari i grupit të këshilltarëve të PVD-së në Bujanoc, e cilësoi këtë shtrirje si luftë kundër shqiptarëve të komunës së Bujanocit.
Edhe pse në postimin e tij në profilin e tij në Facebook, në këto ditë Ramazani e filloi me qëllimin dhe mesazhin e Ramazanit, i njejti devijoi duke dalë kontrollit fare, duke përdorur fjalor rrugaçësh edhe atë në tri gjuhë, që nuk i kanë hije një qytetari të rëndomtë, e lëre më një kryetari të grupit të këshilltarëve të një subjekti “serioz” tridhjetë vjeçar.
Arifi paralajmëroi qasjen proaktive të degës së APN-së në Bujanoc, për të marrë përgjegjësi institucionale në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj komune.
Ai gjithashtu tha që nuk do të lejojmë kalkulime e taktizime me APN-në, sepse partitë e vjetra tashmë janë dëshmuar si të dështuara dhe se me dështakët nuk do të ketë koalicion.
Ja dhe postimi i plotë i Ragmi Mustafës, kryetarit të grupit të këshilltarëve të PVD-së ne Bujanoc: