LajmeMagazina

7 ushtarë serbë humbën jetën në Leran nga bombardimet e NATO-s

Lerani, vendi ku gjatë vitin 1999 u bombarduan lokacionet e Ushtrisë së atëhershme Jugosllave, sipas statistikave zyrtare jetën e kanë humbur shtatë ushtarë të kësaj njësie.
Ky fshat, jo larg Preshevës ka qenë në shënjestër të aeroplanëve të  Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), respektivisht caqet e ushtrisë që ishin stacionuar në pjesë të ndryshme të Luginës së Preshevës, shkruan portal informativ Titulli.com.
Në Leran ishte vendosur Brigada e 78-të e motorizuar. Javën e kaluar është shënuar përvjetori i rënies së shtatë ushtarëve dhe oficerëve të kësaj brigade të Ushtrisë  së ish Jugosllavisë.
Në mesin e të rënëve janë: majori Lubisav Stojanoviq, kapiteni Dragan Lukiq, kapteri i vjetër Zhelko Allar, tetari Dimçe Stamenov dhe ushtarët Sllobodan Mirkoviq, Alleksandar Popoviq dhe Ninosllav Milenkov.
Në vendin e bombardimit, në Leran, ku humbën jetën këta pjesëtarë të ushtrisë është vendosur guri përkujtues me emrat e gdhendur të ushtarëve dhe oficerëve.
Sikurse viteve të mëhershme edhe javën e kaluar delegacione të larta i kanë bërë homazhe të rënëve në këtë lokacion, duke filluar me ushtarak të këmbësorisë, në krye me komandantin, Gjeneral-lejtnant Millosllav Simoviqin prej rrethit administrativ të Pçinjës, ushtarak nga qyteti i Vrajës, Policisë, BIA-s, SUBNOR-it të Vranjës dhe Preshevës, Shoqata e Pasardhësve të Luftës deri vitin 1918 dhe disa delegacione nga komuna e Bujanocit./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button