Lajme

Maturantët serb i këndojnë Kosovës në zemër të Bujanocit (video)

Një grup i maturantëve serb të shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc kanë festuar përfundimin e vitit shkollorë në sheshin e qytetit dhe i kanë kënduar Kosovës.

Ata sikur tradicionalisht nisen nga objekti i shkollës duke bërë paradë rrugëve deri në sheshin kryesor të qytetit në Bujanoc dhe aty zhvilluan këtë ceremoni argëtuese, shkruan Titulli.com.

Të përcjellë me daulle e surle ata vallëzuan duke kënduar këngë të ndryshme por i kënduan edhe Kosovës një këngë që përsëritet.

“Oj Kosovë Kosova Ime, vendi im i dashur”, ishin disa nga vargjet e kënduara.

Policia lokale ishte duke vëzhguar këtë aktivitet të nxënësve ndërsa komuna e Bujanocit është një ambient I përzier e shpeshherë tonet nacionaliste kanë ndikuar në ngritjen e tensioneve politike në këtë vend./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button