Mbahen ushtrime ushtarake afër Bujanocit, merr pjesë edhe SHBA

Sot në afërsi të Bujanocit kanë nisur stërvitjet ushtarake ndërkombëtare “Platinum Wolf 2018”, që do të zgjasin deri më 22 qershor.
500 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të forcave të armatosura të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe Serbisë marrin pjesë në këto ushtrime, njofton Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Në ushtrimet mbi tema të tilla si “Taktika, teknikat dhe procedurat në Operacionet Shumëkombëshe” dhe “Operacionet e Mbajtjes së Paqes, anëtarët e vendeve pjesëmarrëse do të rrisin përdorimin e armëve jo vdekjeprurëse, si dhe procedurat, veprimet për angazhimin në operacione shumëkombëshe në një mjedis ndërkombëtar.
Qëllimi është rritja e ndërveprimit, mirëkuptimit reciprok të anëtarëve të vendeve partnere ushtarake në një nivel taktik gjatë ekzekutimit të operacionit për mbështetjen e paqes në një mjedis shumëkombësh, thuhet në komunikatë. Ceremonia e hapjes së ushtrimeve në Poligonin Borovac, në bazën “Jug”, është hapur nga koloneli Slobodan Stopa, komandant i Brigadës së Katërt të Forcave Tokësore dhe një oficer planifikimi për ushtrime.