LajmeMagazina

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Boçka përkrahë themelimin e TV Luginës

Kryetari Këshillit Kombëtar dhe i Keshillit Ekzekutiv, Jonuz Musliu dhe Shukri Ymeri, si dhe kryetarët e komunave te Preshevës, Ragmi Mustafa dhe të Bujanocit, Nagip Arifi, janë takuar sot në Beograd me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka.
Problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës si në fushat e arsimit, informimit, perdorimit zyrtar te gjuhes dhe simboleve kombetare si dhe problemet ekonomike dhe ato të sigurisë ishin temat që bashkebiseduesit u fokusuan.
Pas takimit kryetari KKSH-së, Jonuz Musliu tha se shteti shqiptar është i njoftuar me të gjitha problemet ndërsa ata kanë marrë edhe hapat e nevojshëm për ndryshimin e gjendjes në arsim, informim dhe në fushat tjera. Falenderoi ambasadorin Boçka për vëmendjen që ka shteti shqiptare për Luginën e Preshevës. Nga ana tjetër ambasadori Boçka tha se i mbështet në hapat që kanë marrë liderët politik të KKSH-së dhe të pushteteve lokale për permirësimin e gjendjes së tyre sidomos në arsim dhe informim.
Ambasadori Boçka tha ndër të tjera, se fuqishëm përkrah vendimin e KKSH-ës për themelimin e RTSHL. Ai premtoi se edhe qeveria shqiptare do të ndihmojë këtë medium i cili do të sigurojë informimin publik për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Edhe kryetarët e Komunave të Presheves dhe Bujanocit e falenderuan ambasadorin Boçka per mikpritjen dhe interesimin e tij për Luginën e Preshevës. Gjithashtu, ambasadori Boçka njoftoi që ka pasur një takim me grupin a ambasadorëve “Miqtë e Luginës” ku ambasadorit iu është premtuar se shumë shpejt problemet në Luginë do te zgjidhen dhe kanë mbështetur vendimet e tyre, si të udheheqesisë së KKSH-së edhe të pushteteve lokale, thuhet në kumtesën e KKSH-së.

(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button