LajmeMagazina

Sërbi nga Kosova shkakton aksident të rëndë në Preshevë

Në orët e pasditës, ka ndodhë një aksident i rëndës, për fat të mirë pa lëndime dhe viktima.
Deri tek aksidenti ka ardhë kur një veturë e tipit Mercedes, që po drejtohet nga një banor i fshatit Partesh të Kosovës, për shkak të shpejtësisë në rrugë të rrëshqitshme ka humbur drejtimin duke goditur zinxhirë katër vetura në stacionin hekurudhor të Preshevës.
Dy nga këto vetura kanë pësuar dëmtime të mëdha materiale, ndërsa lëndime në njerëz nuk ka pasë.
Kalimtarët e rastit i kanë thënë se vetura kishte një shpejtësi të madhe, goditi së pari veturën e një taksisti që po qëndronte në qendrën e stacionit hekurudhor, dhe më pas goditi edhe veturat tjera duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button