Lajme

E vërteta mbi suspendimin e puntorit Ilir Sadriu (Dokument)

Eshte mbajtur mbledhja e Komisionit disiplinor më datë 20 qershor 2018 mbi suspendimin e Ilir Sadriut nga Presheva i rradhitur si Inspektor per trafik rrugor dhe rruge prane Administrates Komunale ne Komunen e Presheves. Sadriu i cili ka bere nje shkelje te rende te detyres se punes, komisioni disiplinor ka marre vendim qe te beje suspendimin e tij ne periudhe prej 1 muaji dhe ate nga data 21.06.2018 deri 20.07.2018, periudhe te cilen i njejti do te marre pagese te rroges ne vlere prej 1/3 se pages se tij, raporton Presheva.AL

Presheva.AL ka kontaktuar kryetarin e komisionit disiplinor z.Fisnik Islamin ne lidhje me tensionin politik qe eshte ngritur nga nenkryetari i PDSH-se Ilir Sadriu, si dhe nga strukturat politike te PDSH-se.

Kryetari i Komisionit disiplinor ka deklaruar se nuk ka pas asnje lloj tendence politike ndaj puntorit Ilir Sadriu por nuk ka pas asnjeher tendenca diskriminuese ndaj asnje puntori tjeter te administrates komunale.

E gjithe historia ka filluar me date 28 mars te ketij viti, kur puntori Ilir Sadriu gjate orarit te punes aty rreth ores 11:00 te dites, kishte shkuar ne zyret e uzurpuara te PDSH-se per te dhene interviste per media lidhur me seancen e Kuvendit Komunal qe disa dite me pare ishte mbajtur, e qe pikerisht ishte vendosur per komisionin e kuvendit komunal per zyret e uzurpuara te PVD-se, PDSH-se dhe SPS-se., fatekeqesisht kjo deklarate per media nuk pati jehone sepse ate dite ndodhen fluturimet e avioneve ushtarak mbi Presheve. Te nesermen udheheqesi i sherbimit te inspekcionit komunal te komunes se Presheves kishte lajmeruar kryeshefin e administrates komunale per veprimtarine qe kishte bere Ilir Sadriu nje dite para. Kryeshefi i administrates e pati urdheruar udheheqesin e sherbimit te inspekcionit komunal qe deklaraten e tij ta beje me shkrim te cilen i njejti me date 13.04.2018 ka njoftuar kryeshefin e administrates komunale si hierarkia me e larte e puntoreve te administrates per aktivitetin politik qe kishte bere puntori i administrates komunale gjate orarit te punes.
Si komision disiplinor nuk e kemi mohuar se Ilir Sadriu eshte nen kryetar i PDSH-se mirepo i njejti eshte proceduar si punetor i administrates sepse i tille eshte nga ora 07:00 – 15:00. Pas njoftimit te udheheqesit te sherbimit te inspeksionit kryeshefi i administrates komunale ka sjelle vendim mbi inicimin e procedures disiplinore per shkelje te rende te detyrave qe burojne nga mardhenia e punes perkatesisht per shkelje te parimeve te paanshmerise ose neutralitetit politik si dhe shprehjeve te bindjeve politike ne pune.” eshte shprehur z.Islami

Ky vendim sipas kryetarit te komisionit disiplinor nuk eshte tendence hakmarrese politike.

Aspak vendimi nuk eshte tendence hakmarrese politike e kryetarit Shqiprim Arifi, sepse i njejti nuk merret me puntoret e administrates pastaj eshte kryeshefi i administrates pergjegjes per rrespektimin e te drejtave dhe detyrave per puntoret e administrates por gjithashtu ndaj meje ne cilesin e shefit te kabinetit eshte marre mase disiplinore per shkelje te detyrave nga mardhenia e punes. eshte paradoksale qe te pretendojne rrespektimin e ligjit ne nderkohe te “viktimizohemi” duke kerkuar qe per akteret politik te cilet kryhen funksione ne sherbim te qytetareve si puntore te kesaj administrate te kerojne mos zbatim te ligjit per ta.
Pa pas nevoje te viktimizohemi dhe politikisht te elektrizohemi eshte shkalla e dyte perkatesisht gjykata kompetente e cila do te vendos se cila pale ka te drejte
“.

Presheva.AL ka siguruar dokumentin e plote – VENDIMIN mbi suspendimin e perkoheshem nga puna te puntorit Ilir Sadriu, i cili ne profilin personal te tij ne rrjetin social Facebook ka tentuar te mbuloje te verteten e kesaj ngjarje.

Gjithashtu me poshte mund te shikoni dhe foton ku vertetohet se me date 28 mars 2018 ne ora 11:11 ka qene duke dhene deklarate direkt nga zyrat e PDSH-se.

Zyrataret komunal duhet te jene ne sherbim te popullit dhe jo ne sherbim te partis, edhe pse ky i fundit Ilir Sadriu ne vend se te mirret me punen si inspektor dhe ta permiresoj gjendjen ne rruget e qytetit duke ia lehtesuar qytetareve miret me ceshtjet politike.

Related Articles

Back to top button