Shqiprim Arifi dhe Lutfi Haziri për ngushllime tek Haradinaj
Edhe sot kanë vazhduar vizitat e shumta në Kullat e familjes Haradinaj.
Në mesin e shumë të pranishmëve, për ngushllime ishin edhe Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin.
Kryeminisitri Haradinaj, përmes një postimi ka falënderuar të gjithë ata që ju shprehën ngushëllime në këto ditë të vështira.
Ndarja nga jeta e Bacë Hilmiut, tronditi zemrat tona mbarë shqiptarisë. Personaliteti dhe figura e tij do të jetojë e skalitur përjetësisht në faqet e bardha të historisë me nderë e lavdi.
Sot, së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit, z. Lutfi Hazirin dhe me delegacionin nga Presheva, ishim për ti shprehur ngushëllime familjes Haradinaj, të afërmeve dhe miqve të tyre.
Baci Hilmi do të na mungoj të gjithëve , do ti mungoj Kosovës , do ti mungoj Kullave të Gllogjanit.
I përjetshëm kujtimi për të!