LajmeMagazina

Më 2016, rrugët gjermane bëhen me pagesë

Në Gjermani është vendosur përfudimisht për aplikimin e taksave rrugore për automjetet e huaja. Opozita paralajmëron sinjale negative nga vendet fqinje.
Bundestagu ka vendosur të premten për projektin e CSU-s të koalicionit mes konservatorëve dhe socialdemokratëve. Pronarët e automjeteve vendëse duhet të lirohet nga taksat rrugore me kompensimin tatimesh, ndërsa shoferët e huaj duhet të paguajnë për shfrytëzimin e rrugëve gjermane.
Për futjen e tarifës kanë votuar 433 deputetë, 128 votuan kundër, 6 deputetë abstenuan, transmeton albinfo.ch.
Ministri gjerman i Transport, Alexander Dobrindt, tha se në Gjermani tani do të aplikohet tarifa rrugore që në vendet e tjera evropiane është realitet.
Kritikët thonë se mund të shkelin ligjin në BE duke diskriminuar shoferët e huaj. Për më tepër, siç parashikohet nga ministri Federal i Transportit, taksat rrugore do t’i sjellin gati gjysmë miliardë euro në vit.


(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button