Lajme

Ardita Sinani merret me shpifje e gënjeshtra / Ja si ia kthen Sami Salihu (Video)

Seanca e pestë e kuvendit komunal të Preshevës ka zgjatur mbi 5 orë, në këtë seancë të parapara ishin pesë pika të rendit të ditës, debatet e stërgjatura të opozitës rreth pikave të rendit të ditës i kanë lodhur qytetarët.

Edhe në këtë seancë opozita vazhdon me shpifje dhe gënjeshtra, Ardita Sinani e cila akuzoi direkt kryetarin e kuvendit komunal Sami Salihun që pushteti ka shtruar rrugë 1 km ne fshatin Bushtran tek “babgjyshi” i Sami Salihut.

I menjëhershëm ka qenë reagimi dhe ndërhyrja e kryetarit te kuvendit duke ia hedhur poshtë të gjitha shpifjet Ardita Sinanit.

“Nëse babgjyshit tem ju ka shtruar rruga unë jap dorëheqje publikisht, a jep dorëheqje ti nëse nuk është shtru” ka thënë Sami Salihu.

Në video do të shihni se si Ardita Sinani mbetet pa fjalë dhe nuk guxon të thotë jap dorëheqje nga pozita e këshilltares sepse e dinte mirë që po shpif.

Është interesante se për secilin njeri që mban titullin profesor është e paimagjinueshme të bëjë shpifje të tilla.

https://youtu.be/4q14ft4390Y

Related Articles

Back to top button