Lajme

Numri i turistëve në Shqipëri këtë vit do të rritet mbi 10%

Ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se këtë vit numri i turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë do të rritet mbi 10%.

Ai theksoi se në zonën e Golemit dhe në gjithë zonën e Jugut ka një përmirësim cilësor për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Shpresoj që numri i turistëve të shkojë deri tek 20%. Por kapacitet tona nuk janë të përgatitura për këtë bum turistik, ndonëse po bëhen të gjitha përpjekjet nga ana e bizneseve dhe strukturave përkatëse për të përballuar fluksin dhe interesin në rritje të turistëve për Shqipërinë”, deklaroi Klosi, transmeton atsh.

Duke komentuar kontrollet në zonat bregdetare, ministri Klosi tha se nga 800 biznese që janë inspektuar, janë gjobitur dhe mbyllur 27 prej tyre.

“Ne kemi këtë vit një impiant super modern të Durrësit, Velipojës, Shëngjinit, etj. Është bërë deportimi i ujërave të zeza, dhe nga 800 biznese që kemi inspektuar, 27 janë gjobitur dhe mbyllur. Ne e shprehëm qartë që nuk do lejohej derdhja e ujërave të zeza në det”, tha ministri Klosi.

Related Articles

Back to top button